FOTO-EMRI/ ‘1.5 milionë euro drogë dhe mijëra euro në makinë’, gjykata lë në burg 24-vjeçarin shqiptar

Një gjykatë në Britani ka lënë në burg një 24-vjeçar shqiptar i cili është përballur me akuzën e trafikimit të kokainës dhe kanabisit.

24 vjeçari Klevist Shehaj, akuzohet si pronar i një sasie droge që kap vlerën e rreth 1.5 milion eurove.

Sipas raportimeve për mediat, Shehaj u ndalua më 7 maj ndërsa mësohet se policia ra në gjurmët e tij pas një hetimi të gjatë. Shqiptari mësohet se u kap me 39 mijë e 750 euro të fshehura në makinën e tij. Gjatë një kontrolli iu gjet një sasi kanabisi me një vlerë rreth 1.1 milion euro dhe kokainë me vlerë 420,000 euro.

Oficerët zbuluan gjithashtu “sasi të mëdha agjentësh përzierës”.  Hetuesit shtuan se mbi Shehajn rëndojnë dy akuza. Ndaj Shehajt nuk u pranua lirimin me kush dhe gjyqtari vendosi ta linte në paraburgim.