VIDEO – SYRI TV/ PS rrëzon kërkesat e PD dhe voton kundër rezolutës për Srebrenicën

Maxhoranca hodhi poshtë 2 kërkesa të Partisë Demokratike në Konferencën e Kryetarëve, ngritjen e një komisioni hetimor për investimet strategjike, dhe rezolutën për dënimin e genocidit të Srebrenicës.  Deputetja demokrate Jorida Tabaku, tha se qeveria i druhet hetimeve për ligjin korruptiv, ndërsa Tritan Shehu e quajti, akt të rënde dhe të papranueshëm, bllokimin e rezolutës për Srebrendicën.

Syri Tv

Socialistët  rrëzuan këtë të mërkurë në konferencën e kryetarëve 2 kërkesa të demokratëve,  ngritjen e një  komisioni të posaçëm hetimor per investimet  strategjike, dhe rezolutën për dënimin  nga parkamenti shqiptar të  genocidit serb në Srebrenicë. Në një deklaratë për mediat nga kryesia e Kuvendit, deputetja Jorida Tabaku,  tha se qeveria i druhet një hetimi të zhvilluar në komision për ligjin korruptiv , njëjtë si në atë të inceneratorëve.  Ajo  inkurajoi SPAK-un që të hetojë në të gjithë format.

Deputeti Tritan Sehu deklaroi se qëndrimi i socialistëve për të bllokuar rezolutën që dënon genoncidin  në Srebrenice, në një kohë që të gjithë parlamentet e rajonit e kanë miratuar , ëshstë akt i rëndë dhe papranueshëm

Rrëzimin e kësaj kërkese kreu i grupit parklamentar socialist e komentoi duke thënë se nuk është nevoja të marrim protagonzëm, pasi Shqipëria e ka dënuar genocidine Srebrenicës.