KAFE SHQETO/ Legalizimi i Kanabisit në Holandë, flet ish-ambasadori Nesha: Vendet e BE skeptikë ndaj propozimit të Macron

Agim Nesho, ish-ambasador ishte i ftuar në ‘Kafe Shqeto’ për të diskutuar lidhur me legalizimin e kanabisit në Holandë.

“Duke parë dëshirën që ka Europa për të futur këto vende gjeografikisht pjesë e saj, nga ana tjetër në pamundësi për të plotësuar të gjitha kriteret e meritokracisë për të qenë pjesë e një familjeje evropiane. Nga ana tjetër, Macron-i në fitoren e tij presidenciale është shoqëruar me idenë e një familjeje evropiane. Ngjarjet e fundit të ndodhura në Ukrainë kanë sjellë nevojën që Europa të ketë një tjetër shpejtësi të projektit të saj. Macron ka hedhur në tavolinë një propozim që nuk është aprovuar nga vendet e BE, por është një zgjidhje në momente të caktuara për t’i kënaqur të gjithë”-është shprehur Nesho.

Macron kërkon ndërtimin e një komuniteti demokratik në vendet evropiane si dhe një ndryshim traktatesh, por sa arrihet teknikisht ky lloj ndryshimi sa i përket shpejtësisë dhe kushteve në të cilat bota ndodhet?

“Vizitën e tij të parë zyrtare Macron e ka zhvilluar në Gjermani ku vetë kancelari gjerman, tregoi rezerva për realizimin e këtij projekti. Ai e ka quajtur vendin interesant por deri tani vendet kanë qenë në një proces të caktuar me BE. Kjo do të thotë se vetë gjermania ka shprehur rezerva për këtë projekt ku siç thatë dhe ju krijon një ‘paradhomë’ , si një zgjidhje e cila duhet të kënaqë të gjitha palët ku duhet të përfshihet edhe Britania e Madhe, Ukraina apo vendet Perëndimore. Shumë vende të BE janë skeptike ndaj këtyre vendimeve të tij ku nga vetë procedura, ka vështirësi në realizimin dhe konsensusin e tyre”.