Kryeministri polak: Putin më i rrezikshëm se Hitleri apo Stalini

“Vladimir Putin është më i rrezikshëm se Hitleri apo Stalini, pasi ai ka më shumë armë vdekjeprurëse në dispozicion dhe mund të përdorë rrjete sociale për të përhapur propagandën e tij.”

Kështu ka deklaruar kryeministri polak Mateusz Morawiecki, duke argumentuar nevojën për të eleminuar “ideologjinë monstruoze të liderit rus për të deputinizuar botën”, sipas la repubblica.

Për kreun e qeverisë së Varshavës, “ideologjia e Russkiy Mir, bota ruse, Putin është ekuivalenti i komunizmit dhe nazizmit të shekullit të 20-të”.

“Është një ideologji përmes së cilës Rusia justifikon të drejtat dhe privilegjet e sajuara për vendin e saj”, e cila përbën një kërcënim jo vetëm për Ukrainën, por për të gjithë Europën dhe duhet “çrrënjosur plotësisht”, tha ai.