Presidenti Nishani dekreton datën e zgjedhjeve në Kavajë: Ja cila është

Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka dekretuar datën e zgjedhjeve për kryebashkiak të Kavajës: 7 majin 2017. Presidenca ka publikuar dekretin e plotë.

Kavaja do të votojë për zgjedhjen e kreut të ri të bashkisë, pas shkarkimit të Elvis Rroshit, të cilit iu hoq mandati nga KQZ-ja pasi u gjet në shkelje të ligjit të Dekriminalizimit.  

DEKRET PËR CAKTIMIN E DATËS SË ZGJEDHJEVE PËR KRYETAR BASHKIE:

BASHKIA KAVAJË, QARKU TIRANË

Në mbështetje të nenit 92, gërma “gj” dhe 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe të nenit 10, paragrafi 3 të ligjit nr.10019 datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i  Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar,

                       

                                               D e k r e t o j

                                                  Neni 1

Caktimin e datës 7 Maj 2017, për zhvillimin e zgjedhjeve për kryetar të   bashkisë Kavajë, qarku Tiranë.

                                                  Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekreti 10098

Tiranë më 24.03.2017

                                                     

                                                             PRESIDENTI I REPUBLIKËS                                                                 

                                                                        BUJAR NISHANI