", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2022/May/11/auto_a141652258755.jpg", "width": 900, "height": 503 } }

Presidenti rus e dëgjon me vëmëndje, i riu në foto mendohet se është pasardhës i Putinit

Thashethemet se Vladimir Putin po përgatitet për një pasardhës në Kremlin janë ndezur sërish, pas një videoeje që po qarkullon në rrjete sociale së fundmi.

Në video presidenti rus shihet duke folur me një person të panjohur deri më tani për ndërkombëtarët për disa minuta, madje ajo që tërhoqi më shumë vëmëndje ishte se Putin po e dëgjonte me vëmëndje.

Kjo video është publikuar nga piloti ukrainas i Formula1, Igor Sushko.

Sipas Sushkos i riu që po flet me Putinin në Sheshin e Kuq, në 'Ditën e Fitores' më 9 maj është kreu i administratës presidenciale Dmitry Kovalev, por që ende nuk është konfirmuar.

'Megjithatë ai mund të jetë pasardhësi i zgjedhur i Putinit’ shtoi piloti ukrainas.

Përveç Suskos dhe media ruse online 'Baza' publikoi në Telegram njw status ku thoshte se Kovalev ka të ngjarë të jetë pasardhësi i liderit rus. 

Artikulli përkatës madje citon disa informacione personale për Kovalev.

''Dmitry Kovalev ecën pranë Putinit , ai është 36 vjeç. Ai është në krye të një prej departamenteve të administratës presidenciale. Ka shumë foto të hokejit në faqen e internetit të Kovalev. Ai ndoshta e ka takuar Putinin përmes hokejit, i cili është sporti i tij i preferuar ." shkruan media ruse.

Skenarët për pasardhësin e Putinit japin e marrin ndërsa zërat përhapen se ai vuan nga sëmundje të ndryshme, si kanceri, demenca dhe Parkinson.  

Së fundmi u raportua se 69-vjeçari Putin së shpejti mund t'i nënshtrohej një operacioni abdominal.