'Unë gjithmonë do të vij tek ti, edhe nëse të gjitha rrugët janë shkatërruar': Kënga prekëse e Ukrainës në Eurovision

Ukraina mori pjesë në Festivalin e Këngës së Eurovizionit të këtij viti, pavarësisht se vendi është në luftë me Rusinë. Përfaqësues i këtij kombit është grupi pop “Kalush Orchestra” me këngën e tij “Stefania”.

Po çfarë do të thotë kënga e Ukrainës, “Stefania”, që mori duatrokitje të fuqishme mbrëmë në Eurovision?

Orkestra Kalush ndërthur muzikën tradicionale popullore ukrainase me repin modern dhe hip hopin për të krijuar një tingull unik.

Grupi përbëhet nga reperi Oleh Psiuk, multi-instrumentisti Ihor Didenchuk, balerini Vlad Kurochka, lojtari i sopilkas Vitalii Duzhyk dhe vokalistët Tymofii Muzychuk dhe Oleksandr Slobodianyk.

Kënga është realizuar në gjuhën amtare ukrainase të grupit dhe është shkruar për nder të nënës së Oleh, anëtarit i këtij grupi, e cila quhet Stefania.

Ajo thuhet se e ka dëgjuar këngën për herë të parë live në festivalin kombëtar të Ukrainës në fillim të këtij viti, kur Orkestra Kalush u zgjodh për të përfaqësuar vendin.

Kënga fillon: “Nënë Stefania, Stefania nënë/ Fusha po lulëzon, por flokët e saj po thinjen/ Nënë, këndomë ninullën, dua të dëgjoj zërin tënde të dashur”.

Stefania fillon të kujtojë kur ai ishte fëmijë dhe qe rritur nga nëna e më pas fokusohet në ditët e sotme kur ajo tashmë është plakur, me "flokë të thinjur".

"Ninulla" është një frazë kyçe në këngë dhe të ngjall kujtime të ëmbla, ndërsa ritmi "lyuli lyuli lyuli" në fund të vargut rep thuhet se është një ninullë klasike popullore sllave.

Oleh madje shpërndau në Instagram një foto të bukur me nënën e tij për të përkujtuar Ditën e Nënës së fundmi, me një mesazht: “Ju, sot është dita e nënës! Pranë meje është nëna ime Stefania. Bëj një foto me mamin tënd, bëje “tag” në faqen tonë @kalush.official dhe unë do ta postoj.”

Hyrja e këngës u zgjodh para konfliktit me Rusinë, por që atëherë fjalët e këngës kanë marrë një rëndësi më të madhe se më parë.

Një rresht që ka një theks të fortë emocional është: "Unë gjithmonë do ta gjej rrugën time për në shtëpi, edhe nëse të gjitha rrugët janë shkatërruar".

Kishte dyshime nëse Orkestra Kalush do të mund të shkonte në Torino për të interpretuar për shkak të konfliktit të vazhdueshëm në vendin e saj.

Megjithatë, grupi arriti të shfaqej me sukses të madh në skenën e “Eurovision Song Contest 2022”./ar.sh/SYRI.NET