‘Koncensioni i Butrintit’/ Ceka: Model i gabuar! Fondacioni është pa emër! Kushtetuesja e rrëzon

I ftuar në A Show me Adi Krastën në SYRI TV, arkeologu Neritan Ceka ka folur për koncensionin e Butrintit të dhënë nga qeveria e Edi Ramës për Fondin Amerikan-Shqiptar.

Profesori Ceka ka theksuar gabimet që prekin këtë fondacion publik, ku sipas tij politizimi i bërë nga ministrja dhe modeli i gabuar që është ndjekur.

Sipas Cekës, Gjykata Kushtetuese e rrëzon menjëherë pasi shteti i cili fut asetet ka vetëm një përfaqësues dhe ka përfaqësuesin e gabuar.

Ceka: Kemi kapur një pikë shumë të rëndësishme. Rekursi i Fondit Amerikan-Shqiptar është i padiskutueshëm dhe nuk e prek ligjin. Ajo që e prek ligjin është politizimi që sapo e bëri ministrja. Në momentin që themi pozitë opozitë kemi diskredituar të gjithë pjesëmarrjen e publikut. Nuk vijnë ata të fondit për ta mbrojtur, nuk vijnë specialistët e mirëfilltë për ta mbrojtur, nuk vijnë instituti i arkelogjisë. Nuk i vijnë mediave. Kjo çështje ka dëmtuar diskursin në mënyrë totale dhe nuk dimë se kush është e vërteta dhe gënjeshtra.

Ligji është i mirë, ideja e menaxhimit me një fondacion publik, ku publiku ka kapitalin mbi 51% është një ide e mirë dhe ky është një aeroplan shumë i mirë në momentin që ne jemi në batak.

Por motori i tij është me difekt dhe këta pilotë nuk janë në vendin e duhur.

Organigrama nuk bëhet me një bord të vetëm dhe me një drejtor ekzekutiv dhe ministrja nuk ka mundësi të jetë kryetare e bordit. Në Torino është emëruar ajo që drejton sot bordin është emëruar nga ministrja.

Një nga anëtarët kryesorë të bordit që duhet të japë një sqarim. Prona identifikohet se pronë e Lorec Sulejman Bego dhe kjo sot figuron si pronë e ministres së Kulturës.

Letra është Ministria e Drejtësisë zyra qëndrore e regjistrimit të pasurive të paluajtshme. Kjo zonjë e ka marë këtë pronë që vjen nga financime publike nga fondacione private është marrë në pronësi nga arkeologu që ka gërmuar. Kur u denoncua nga një koleg i veti në Korçë, ia fali ministrisë së Kulturës.

Si është e mundur që ky njeri i dhuron o zonjës Margariti ose nuk e di por që gjendet kollaj. Bordi është ku thërret qameti.

Krasta: Cilat janë katër gabimet që sipas medimit tënd qëndrojnë në këtë ngjarje ku nuk ka pasur çiltërsinë e duhur institucionale?

Ceka: Modeli i gabuar. Ne nuk e dimë a është fondacion privat, shtetëror, fondacion publik apo SHPK. Nuk është përcaktuar në ligj dhe dua të them se dialogu themelor është duke u zhvilluar në Komisionet Parlametare. Komisionet na kanë pyetur në mënyrë më serioze. Deri në këtë moment fondacioni s'ka emër. Duhet ta marrësh me mend pasi drejtuesja e këtij bordi është ministrja.

Gjykata Kushtetuese e rrëzon menjëherë pasi shteti i cili fut asetet ka vetëm një përfaqësues dhe ka përfaqësuesin e gabuar.