‘Vendimi i gjyqtares Muça’/ Qyno: Pasojë e presionit të Yuri Kim dhe Ramës! Duan ta shkrijnë Rithemelimin

I ftuar në Task Force në SYRI TV me Sonila Meçon, gazetari Elton Qyno ka folur për zhvillimet brenda PD-së dhe ankimimin e pranuar nga gjykatësja Blerina Muça për të regjistruar statutin e dalë nga Kuvendi i 11 dhjetorit.

Qyni theksoi se vendimi i gjyqtares Muça është njësoj sikur një çift të bjerë dakord që të divorcohet dhe të zhvillojë procesin gjyqësor dhe një person pa lidhje të bëjë ankimimin.

Sipas gazetarit, ky vendim ka ardhur si pasojë e një presioni të hapur nga lobi ndërkombëtar që është me shërbim diplomatik por edhe nga lobi i mazhorancës aktuale që i interson që Rithemelimin ta shkrijë si lëvizje politike.

Qyno: Kryeministri thirrje ka bërë gjithmonë madje tani ka bërë thirrje edhe për PD-në që gjykatat të mbështesin PD-në dhe jo Rithemelimin. Që të dal te Blerina Muça. E dini si është kjo puna me procesin gjyqësor me Blerina Muçën, po mar një shembull shabllon sikur ju me bashkëshortin të divorcoheni, të bëni gjyqin civil të jeni dakord dhe të vij unë të bëj ankimin.

Ja kështu është e gjitha. Aty bëhet procesi gjyqësor me një palë, kërkohet miratimi i statutit të Rithemelimit të PD-së dhe nga ana tjetër ngrihet një palë tjetër që nuk ka qënë fare në proces, as nuk është thirrur, as nuk është ftuar dhe vjen dhe bënë kërkesën për ti dhënë mundësinë për ta apeluar. Në këto kushte juridike është edhe ankimimi. Pavarësisht se Gjykata e Apelit do jetë në shumë sforcim për sa i përket shqyrtimit të ankimit të këtij vendimi të zotit Zhukri. Pengesa kryesore është presioni diplomatil. Berisha e tha një orë para dhe një orë më vonë reagovi ambasada amerikane dhe tha po ne kemi bërë presion dhe kemi bërë ndërhyrjen tonë që do e bëjmë sa herë që mendojmë se do të jetë e drejtë. Dhe ky është ashiqare një presion i hapur jo vetëm nga lobi ndërkombëtar që është me shërbim diplomatik por edhe nga lobi i mazhorancës aktuale që i interson që Rithemelimin ta shkrijë si lëvizje politike.