FOTO/ Ky është momenti i vrasjes së terroristit të Londrës, policia zbulon ‘emrin e tij të vërtetë’

Londra është në gjendje alarmante pas një sulmi terrorist që tronditi kryeqytetin britanik ditën e mërkurë,  Një mysliman radikal, shtypi me makinë dhjetëra këmbësorë në trotuar dhe goditi me thikë një punonjës policie brenda portave të parlamentit britanik, para se të vritej nga policia.  Tashmë Imazhet e momentit të eliminimit të Khalid Masood janë bërë publike

Emri i lindjes së sulmuesit të Westminster është Adrian Russell, i cili ka lindur në Kent, kanë thënë mëngjesin e sotëm zyrtarët britanikë.

Khaid Masood mbeti i vdekur për shkak të plagëve të marra gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë jashtë parlamentit britanik, shkruan "The Telegraph".

Kryeministria britanike, Theresa May,  tha se sulmuesi ishte një shtetas britanik, i cili ishte i njohur për MI5 –ën( shërbimi sekret britanik), dhe ishte hetuar më parë si një "figurë e rrezikshme."

Masood ishte i lindur në Britaninë e Madhe dhe kishte shërbyer si mësues anglishteje për katër vite në Lindjen e Mesme, përpara se të kthehej sërish në Britani

52-vjeçari ishte hetuar edhe më parë nga MI5 dhe kishte një dënim të mëparshëm, pasi kishte sulmuar një person me thikë./SYRI.net/