Ish-anëtarja e KQZ, Dëshira Subashi, fiton me gjyq 37 paga mujore

Gjykata Administrative e Apelit ka vendosur të dëmshpërblejë me 37 paga mujore ish- nënkryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Dëshira Subashi. Tre vite më parë Subashi i është drejtuar me një padi gjykatës administrative të Tiranës, duke kërkuar nga KLD që ta rikthente në vendin e punës ku ka qënë, si gjyqtare e Kontakt Kodi Etik.

Vendimi për dëmshpërblimin e ish­-gjyqtares Subashi është marrë nga gjyqtari Bari Shyti, i cila ka pranuar pjesërisht kërkesën e Subashit, duke dëmshpërblyer atë me 37 paga mujore. Sipas vendimit të gjykatës Subashi do paguhet nga buxheti financiar i KLD, për periudhën kur ajo duhet të ishte anëtare e KQZ. Dhe më konkretisht pagesat mujore duhet të fillojnë nga 1 janari 2013 deri në 30 janar 2016, kohë kjo kur Dëshira Subashit i përfundonte mandati si anëtare e KQZ. Disa ditë më parë, po kjo gjykatë dëmshpërbleu me 56 paga mujore ish-­guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani./Shqiptarja.com