Finalja e Conference League/ Roma - Feyenoord - UEFA nxjerr në shitje biletat, mësoni çmimet e tyre

UEFA njofton të gjithë të interesuarit se është hapur procesi i shitje së biletave për ndeshjen finale të UEFA Europa Conference League, AS Roma – Feynoord, që do të luhet në stadiumin “Air Albania” të Tiranës më datë 25 maj 2022.

Me anë të faqes se saj zyrtare në Web, UEFA ka bërë me dije se 16,500 bileta janë në shitje nga një kapacitet prej 20 mijë vendesh.

Tifozeritë e të dyja skuadrave do të kenë nga 4000 mijë bileta secila, ndërkohë që 8500 kanë dalë në shitje në faqen zyrtare UEFA.com.

Çmimet e tyre ndahen në bazë të kategorive të mëposhtme:

Kategoria 4: 25 euro;

Kategoria 3: 45 euro;

Kategoria 2: 85 euro;

Kategoria 1: 125 euro.

Biletat mund të blihen në këtë link.

 

(A.Gj)