Partizani hedh grepat në Shkodër, kërkohen dy titullarë dhe drejtori Matko Djarmati

Drejtuesit e Partizanit e kanë tërësisht të qartë se në verë do të duhet të përballen me largime të dëshiruara dhe të padëshiruara lojtarësh dhe kanë nisur paraprakisht punën për të gjetur emrat e duhur për zëvendësimin e tyre.

“Panorama Sport” ka mësuar se tre grepa janë hedhur në “Loro Boriçi”, ku kërkohen dy lojtarë dhe një zyrtar klubi nga Vllaznia.

ESIN HAKAJ – Albion Marku pritet të largohet për t’u kthyer sërish te Lokomotiva e Zagrebit dhe vendin e tij në të djathtë do ta zërë Andi Hadroj. Në këto kushte, mbetet një vend bosh në linjën e majtë të difensivës dhe drejtuesit e kuq po tentojnë rikthimin e Hakajt, i cili në Shkodër e ka rritur ndjeshëm nivelin e tij dhe është shndërruar në një nga më të mirët e Superiores. Gjithsesi, ai për momentin po ndjek pistën e Shaktjor Soligorsk në Bjellorusi, që ka shfaqur interes. Nëse nuk bëhet dëshira e tij është të vazhdojë në Shkodër, por merkatoja gjithmonë ka të papritura.

ARDIT KRYMI – Kontrata e zëvendëskapitenit të Vllaznisë përfundon në verë dhe Partizani është një nga klubet e interesuara për të. Vetë Krymi ka pranuar se ka pasur kontakte me klubet e kryeqytetit, teksa burime pranë gazetës raportojnë se ka pasur një takim kokë më kokë të mesfushorit të Vllaznisë medrejtorin e Partizanit, Olsi Rama. Ndryshe nga çështja “Hakaj”, kyi Krymit është një transferim mëi mundshëm.

MATKO DJARMATI – Vetëpresidenti Demi e ka shprehur publikisht se duhet një drejtor sportiv dhe në kampin e kuqkanë pikasur Matko Djarmatin.Kroati ka treguar aftësi tëmëdha në këto dy vite në Shkodër dhe bashkimi i tij me Partizanin do të përbënte një lëvizjetë bujshme. Për momentin kavetëm tratativa fillestare.