Berisha: Rama do Presidencën si ekzil, për të siguruar veten nga ata që i vijnë mbrapa

Lideri historik i PD, Sali Berisha, shprehet se Edi Rama kërkon të shkojë në Presidencë për të shpëtuar veten. 

Në Çim Peka Live, Berisha tha se Rama ka frikë nga ndëshkimi i ligjit, për shkak se ka firmosur për inceneratorët. 

Një gjë për shembull në zarfin që hapi, u tha socialistëve që më i propozuari del Edi Rama. 

Merre pak, a e propozuan socialistët për ta hequr qafe apo e shpalli ky dhe nuk kanë propozuar aty, por e ka shpallur ky se ka dëshirë. Nuk mund të them, por si ekzil për të siguruar veten nga ata që i vijnë mbrapa.

E tha ai vetë, kam firmos, kam firmos. Unë kam qenë 8 vite dhe përgjigjem për çdo firmë. Ka firmosur te inceneratorët", u shpreh Berisha.