Berisha: Rama vuan nga kompleksi i vdekjes! Qeveria e dekompozuar nga skandalet

Lideri i PD Sali Berisha iu përgjigj deklaratave të Ramës i cili e quan ish-kryeministrin 'të vdekur'. Berisha tha në emisionin 'Çim Peka Live' se duke analizuar gjendjen e Ramës, ai vuan nga kompleksi i vdekjes.

Më tej Berisha tha se qeveria është e dekompozuar nga të gjitha shenjat që shohim pasi skandalet që kanë ‘plasur’ kutërbojnë jo vetëm në Shqipëri, por në Europë e Botë.

"Nuk e ka fshehur, i ka deklaruar mediave franceze e italiane që vuan nga kompleksi i vdekjes. Kompleksin e vdekjes e ndjek atë.

Po shpërythejnë skandalet, po kundërmojnë jo vetëm në Shqipëri, por në Europë dhe Botë.”-tha Berisha.