Berisha: Të ngrihet Komision Hetimor! Arjan Ndoja tha ka përgjimet e Ramës me bandat kriminale

Ish-kryeministri Sali Berisha ka lëshuar akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama nga foltorja e Kuvendit. Ai u ndal tek prokurori Arjan Ndoja që u përjashtua nga vettingu, ku theksoi se ky i fundit ka tabulate me përgjime ku dëgjohet Rama që flet me bandat kriminale. Berisha telefoni i famshëm 'BQ' është duke u analizuar dhe po zbardhen mesazhet e tyre.

Kërkoj një Komision urgjent Hetimor Parlamentar për dëshminë publike të prokurorit Arjan Ndoja i cili thotë se e kam të regjistruar kryeministrin duke diskutuar me banda dhe banditë. Unë jam njeriu që e kam sulmuar Arjan Ndojën, nuk ka ndonjë sekret këtu, por mbi Arjan Ndojën u shkrehën bateri kallashnikovi.

Nuk jam unë kurrë që të vriten njerëz. Mirëpo, pikërisht kur ai ishte nën breshëri, Edi Rama në mënyrë të çuditshme lëshonte breshëri kundër tij. vetëm sa nuk thoshte sa keq që shpëtove. Kishte gisht Edi Rama pas atij atentati? Kjo do hetim. Çfarë ka patur në tabulatet që prokurori Ndoja i denoncoi me guxim? Kjo do hetim.

Dhe nuk e mbron dot njeri Edi Ramën nga këto. Dhe dua t'ju them këtu tani se nuk janë vetëm këto tabulate që kompromentojnë Edi Ramën dhe ministrat e tij. Telefoni i famshëm BQ është në analizë, të analizohen zërat se cili i është i tij dhe cili është i këtij. Të zbardhen mesazhet.”-tha Berisha.