Tristan Thompson i dërgon lule ish-vjehrrës Kris Jenner-it për ditën e nënave

Tristan Thompson po përpiqet t’i mbajë punët mirë me Kris Jenner.

Për Ditën e Nënës, ylli i NBA-së i dërgoi një buqetë me lule mamasë së ish-të dashurës Khloe Kardashian, të cilat Kris i ndau me kënaqësi në rrjetet sociale. “Faleminderit @realtristan13! Të dua!!”,-shkroi 66-vjeçarja në Instagram së bashku me një foto të luleve.

Khloe dhe Tristan u ndanë në vitin 2019 pas tre vitesh lidhje kur u krijuan thashetheme të shumta për mashtrime. Ata u bashkuan përsëri në vitin 2020 gjatë pandemisë COVID-19 përpara se të ndaheshin përsëri në qershor 2021. Në janar, Tristan konfirmoi se kishte pritur në jetë një fëmijë me Maralee Nichols. Në një status të postuar në Instagram, atleti vuri në dukje se Khloe nuk e meriton dhimbjen dhe poshtërimin që i ka shkaktuar.

Lojtari i Chicago Bulls më parë u përpoq të rregullonte marrëdhëniet me yllin e familjes Kardashian gjatë finales së sezonit 19 të ‘Keeping Up with the Kardashians’. “Më kujtohet që më the: “Kjo është vajza ime, kjo është lepurushja ime,” i tha ai Kris në vitin 2020. “Kështu që kur e lëndova atë me të gjitha veprimet që bëra, me të vërtetë më ndikoi shumë për shkak të asaj që unë të zhgënjeva ty dhe marrëdhënien tonë, sepse më shikoje si djalë.”

Gjatë takimit të tyre, Kriss pranoi se ajo ishte lënduar nga veprimet e atletit. “Kur e lëndon atë, më lëndon mua, na lëndon të gjithëve,” u përgjigj Kris. “Përfundimi është se ne duam që ajo të jetë e lumtur, ne duam që ju të jeni të lumtur si familje”. Pavarësisht nga e kaluara e tyre e vështirë romantike, Khloe dhe Tristian kanë marrëdhënie të mira dhe kujdesen ndaj vajzës True Thompson, 4 vjeç.