Mediat italiane vlerësojnë me nota të ulëta dy futbollistët e Kombëtares shqiptare

“La Gazzeta dello Sport” ka vlerësuar me nota mjaft të ulëta dy futbollistët shqiptarë, Rey Manaj dhe Berat Gjimshitin.

Edhe pse derbin e fitoi Berat Gjimshiti me Atalantën, madje bëri edhe bomberin. Manaj nga krahu tjetër u aktivizua në fillim të pjesës së dytë, pa mundur të lërë dot gjurmë, vlerësimet ishin të ulëta në krahasim me paraqitjen e kuqezinjve.

REY MANAJ 5 – Në shansin e vetëm që ka në dispozicion është në pozicion jashtë loje. Luan shumë pak për të lënë gjurmë në këtë sfidë.

BERAT GJIMSHITI 6,5 – Vuan pak në fillim ndaj Verde, por pastaj është në vendin dhe në kohën e duhur. Shënon golin e tij të parë këtë sezon në Serinë A dhe rezulton vendimtar për Atalantën.