Oligarku i afërt me Putin paralajmëroi miliarderët rusë: Nuk është shaka, Putini është çmendur

Ndërsa lufta e nisur nga Rusia kundër Ukrainës ka lënë pas 2 muaj, akuzat për presidentin rus Vladimir Putinin janë të pandërprera.

Ndërsa Putin mendohet se vuan nga Parkinson për shkak të ënjtjes në fytyrë dhe në qafë dhe kufizimeve në lëvizjet e tij në imazhet e pasqyruara në media, shëndeti mendor i liderit rus është bërë një nga çështjet më të diskutuara si në Rusi ashtu edhe në botë. 

Tani shqetësimi më i madh i miliarderëve rusë, të cilët u vunë nën kontrollin e sanksioneve të Evropës dhe Perëndimit pas pushtimit të Ukrainës, është shëndeti mendor i udhëheqësit të tyre, pasi një oligark rus, i njohur për afërsinë e tij me Putinin, u ka thënë atyre se lideri është i çmendur dhe se nuk ishte shaka. 

Oligarku, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, ka deklaruar se mundësia e përdorimit të armëve bërthamore për shkak të psikologjisë së përkeqësuar të Putinit është një kërcënim "shumë real" .

Burime duke folur për gazetën britanike Dailymail deklaruan se personi në fjalë është shumë i njohur në Rusi dhe e njeh nga afër Putinin prej dekadash.

Sipas burimit, tani ka një traumë të rëndë mes miliarderëve rusë. 

'Ata që janë kundër luftës heshtin sepse e dinë se 'është e rrezikshme të sfidosh Putinin' , por të gjithë janë shumë të shqetësuar' është shprehur burimi.

Gjithashtu dhe analisti rus dhe gazetari investigativ, Christo Grozev, pretendon se miliarderët që besojnë se Putin ka kancer nuk u besojnë më udhëheqësve të tyre.

 "Të gjithë afërt me Putinin, përfshirë oligarkët, besojnë se ai është i sëmurë. Kjo është një situatë e rëndësishme në politikën e brendshme ruse. Njerëzit mendojnë se Putini nuk mund të jetë garantuesi i tyre në të ardhmen.” është shprehur Grozev.

Presidenti rus Putin nuk ka dal shumë në ekran, veçanërisht që nga fillimi i luftës në Ukrainë.

 Përveç ceremonisë së Fitores së 9 Majit të mbajtur sot në Moskë, hera e fundit kur ai  u pa ishte gjatë meshës së Pashkëve.

Ekspertët që shqyrtojnë lëvizjet e Putinit pohojnë se lideri 69-vjeçar rus tregon shenja të dukshme të Parkinsonit, por Kremlini i mohon me këmbëngulje këto pretendime.