KAFE SHQETO/ Detaje ekskluzive nga aksidenti ku u përplas çifti me foshnjën 3 muajshe

Ditën e sotme, në "Kafe Shqeto" dolën detaje të reja nga ngjarja e djeshme ku një i ri përplasi dy prindërit dhe një foshnje në kryeqytet, në zonën e ‘Rruga e Kavajës’.

Ai i kishte shkelur edhe më herët rregullat e qarkullit rrugor, duke u ndëshkuar tetë herë nga autoritet përkatëse.

Në lidhje ‘Skype’ ishte kolegu Fatjon Gjinaj i cili dha detaje të reja lidhur me ngjarjen në fjalë ku u shpreh se foshnja është në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa dy prindërit janë në gjendje të rëndë pasi kanë pësuar dëmtime në organe, por gjendja mbetet stabël.

Gjinaj u shpreh se këtë periudhë policia po heton ndaj personave që dyshohet se po kryejnë ndonjë shkelje të qarkullimit rrugor, ku vetëm mbrëmjne e djeshme në të gjithë vendin janë marrë  mbi 1000 mijë masa administrative.

‘Tetë masat e marra ndaj Ajet Sulejmanit, personit që kreu aksidentin datojnë që nga viti 2017 deri më sot, të tilla si parkime të palejuara, shkelje të sinjale të semaforit, etj. Thuhet se dhe ai kishte një të mitur në makinë, por sipas disa burimeve jo zyrtare e gjitha kjo ka qenë një alibi për të shmangur policinë pasi ka qenë ai vetë që ka njoftuar autoritetet. Më pas është bërë arrestrimi i tij në ambjentet e një spitali privat, ku pas testimit të alkolit dhe drogës ka rezultuar si përdorues i kësaj të fundit. Në aksin ku ka ndodhur ngjarja lejimi i shpejtësisë ka qenë 30 km/h ndërsa ai ka lëvizur me mbi 80 km/h. Ajo që shihet nga moment i përplasjes është humbja e kontrollit dhe e vetëdijes, e konfirmuar kjo edhe nga ekspertët e ngjarjes-është shprehur Gjinaj.