VIDEOLAJM/ Makina shpërthen në flakë në aksin Tiranë-Elbasan

Shpërthen në flakë makina në tunelin e Krrabës.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në dalje të tunelit të aksit Tiranë-Elbasan. Një mjet ka shpërthyer në flakë dhe ka dalë jashtë rruge.

Dyshohet se makina ka marrë flakë si pasojë e një defekti teknik. Megjithatë pritet një hetim nga ana e policisë për të përcaktuar shkaqet e zjarrit. Nga pamjet shihen zjarrfikësit që përpiqen të fikin flakët.

NJOFTIM

Më datë 09.05.2022, rreth orës 09:45, në aksin rrugor Tiranë-Elbasan, gjatë lëvizjes, mjeti tip "Benz" me drejtues shtetasin Arjan Alterziu, banues në Elbasan, ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht. Nuk ka dëme në njerëz. Vijon puna nga grupi hetimor, për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.