Duro: Një arritje historike, tani duam të fitojmë Kupën e Shqipërisë

Fitorja ndaj Kastriotit dhe sigurimi i vendit të dytë në renditje ishte objektivi kryesor i kurbinasve.

Trajneri , Shpëtim Duro u shpreh se objektivi tjetër i Laçit tashmë është Kupa e Shqipërisë ndërsa nuk zgjodhi të fliste për një të ardhme më të largët.

 “Sigurisht që ishte objektivi ynë real, sepse është hera e parë që skuadra e Laçit arrin vendin e dytë si nënkampion i Shqipërisë, ky ishte objektivi i parë pas sa i përket Europës kishim kohë që e kishim siguruar.

Pjesa më e madhe nga ju lojtarët e stolit nuk i njohin, por unë i njoh se i kam marrë vetë, si Qato, Spahiu që është i talentuar. Janë lojtarë që nuk janë njohur shumë, por që e ndihmojnë jashtëzakonisht shumë skuadrën.”

E thash synimi i parë ishte që arritëm të shpalleshim nënkampion, e dyta është Kupa, sa i përket të ardhmes janë objektivat që kemi afër, pastaj presim.”

Derbi “Nuk më interesonte shumë, por e para dua të them që komplimente Tiranës që u shpall kampion, sa i përket ndeshjes pjesën e parë luajti Partizani më mirë, ndërsa pjesën e dytë luajti më mirë Tirana.

 Nuk ishte e thjeshtë sepse ne duhet të fitonim që të arrinim vendin e dytë, pash një Kastriot që ishte shumë i karikuar për të treguar veten, por ne dominuam, ishte një papërgjegjësi penalltia, por ne dominuam lojën.

E ardhmja nuk i dihet, por si Qato, Spahiu e Ujka janë lojtarë shumë të mirë që mund të zëvendësojnë, Deliun dhe Shehun, të cilët janë lojtarë që kanë kontribuuar shumë te Laçi, por nëse do të kenë ofertë dhe do të lëvizin nga Shqipëria do bënin një hap përpara, por e theksoj kanë kontribuuar shumë për skuadrën e Laçit.