Sulmi i Ramës ndaj SPAK/ Anëtari i Komisionit të Rithemelimit: Sillet si "Papa" i Cosa Nostra-s

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit të PD-së, Grigels Muçollari ka komentuar sulmin e Edi Ramës ndaj SPAK.

‘Gjuha e Ramës ndaj SPAK rastis të jetë përdorur edhe në Maxiprocesso, kur bosët e organizatës mafioze Cosa Nostra akuzonin gjykatën për prishje imazhi, që me shumë "mund e djersë" e kishin ndërtuar ndër vite.

Madje njëri prej tyre që njihej me nofkën "Papa", për të treguar se ishte ai primati i të tijëve, i hakërrehej gjyqtarit në sallën e gjyqit për mungesën e drejtësisë në vend.

Në këto daljet e fundit, Rama duket sikur ka kaluar atake paniku. Të tregojnë me kujdes shokët e kurimit të imazhit, se po u ikën primati prej duarsh’, shkruan Grigels Muçollari në Facebook.