Barcelona në ndeshjen e radhës do të takohet me Celtën, ndërsa Betisi është mysafir i Valencias.

 

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2022/May/08/auto_FSLyFN_WUAQVuIw1651997357.jfif", "width": 900, "height": 600 } }

VIDEO/ Alba nderon Barçën me një ‘silurë’ në ‘frymën e fundit’, katalanasit sigurojnë kualifikimin në Champions

Barcelona me një gol spektakolar në minutën e 94-të erdhi në fitore dhe kualifikim në Ligën e Kampionëve

Futbollistët e Barcelonës mposhtën 2-1 Betisin në ndeshjen e javës së 35-të të La Ligës spanjolle si mysafirë dhe siguruan një vend në Ligën e Kampionëve.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa e dyta dhuroi mjaft emocione teksa përveç golave të realizuar u krijuan edhe shumë raste nga futbollistët e të dyja skuadrave.

Katalanasit kaluan në avantazh në minutën e 76-të kur Fati shënoi nga distanca për 1-0, por vetëm tre minuta më vonë ish-lojtari i Barcelonës, Marc Bartra shënoi me kokë dhe barazoi rezultatin në 1-1.

Dhe kur u duk se do të mbetej barazim,  Jordi Alba realizoi një gol spektakolar në minutën e 94-rt,  duke i dhuruar një fitore të rëndësishme Barçës në garën për një vend në Champions.

Barcelona në ndeshjen e radhës do të takohet me Celtën, ndërsa Betisi është mysafir i Valencias.