Situata e COVID/ 31 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete

Ministria e Shëndetësisë njofton situatën më të fundit nga koronavirusi në vendin tonë. 

Nga 944 testime me të dyshuar, kanë rezultuar të infektuar 31 qytetarë. 

Në 24 orët e fundit nuk ka patur asnjë humbje jete.

32 qytetarë janë shëruar nga sëmundja, ndërsa të shtruar në spital ndodhen 8 pacientë. 

Situata
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 944 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 31 qytetarë, në këto bashki: 

16 në Tiranë, 3 në Fier, 4 në Kolonjë, 2 në Sarandë, nga 1 qytetar në Lezhë, Kamëz, Vlorë, Himarë, Tepelenë, Korçë. 

Janë 284 qytetarë aktivë me covid19 në gjithë vendin. 

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 8 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 32 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271,561 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (07 Maj 2022) 

Raste të reja ditore            31
Të shëruar në 24 orë        32
Të shtruar në spitale         8
Humbje jete në 24 orë      0
Testime ditore                 944

Testime totale               1,812,147
Raste pozitive                  275,341
Raste të shëruara             271,561
Raste Aktive                         284
Humbje jete                        3,496 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: 

Tiranë            168
Fier                  40
Vlorë               30
Korçë               10
Shkodër           8
Durrës              7
Lezhë               7
Elbasan            6
Berat                3
Kukës               3
Gjirokastër      2