Rritet numri i viktimave nga sulmi terrorist në Londër

Është rritur numri i viktimave nga sulmi terrorist i ndodhur pasditen e djeshme në Londër. Mësohet se një i moshuar ka ndërruar jetë në spital duke e çuar numrin në 5 viktima dhe 40 të plagosur.

Viktima e pestë është një i moshuar, 75-vjeçar i cili mbeti i plagosur në sulmin e ndodhur jashtë parlamentit britanik.

Lajmi është konfirmuar nga policia angleze.