Meta: Asnjë nuk do ta ndalë zbardhjen e skandaleve të narko-qeverisë!

Presidenca ka shprehur sot bindjen e fuqishme se “asgjë nuk do ta ndalë zbardhjen e skandaleve të narko-qeverisë, sado të gulçojë gruaja e Bilalit”, në një aludim të hapur për Kryeministrin Edi Rama, pas thirrjes publike që i bëri sot ky i fundit SPAK-ut për të hetuar kreun e shtetit Ilir Metën.

Në një deklaratë të lëshuar nga zyra e Ilir Metës menjëherë më pas, kjo frazë në përmbyllje është shkruar jo pa qëllim me gërma kapitale, siç mund të shihet në njoftimin e zëdhënësit Tedi Blushi në profilin e tij në Fb.

LEXO: Presidenca reagon ndaj Ramës: Çfarë e mban peng 'Dvoranin' e qeverisë te Dvorani i 'Drejtësisë'?