VIDEO-SYRI TV/ Teatri shëtitës ‘Çajupi’ mbërrin në Berat me shfaqjen ‘Mes çarçafëve’

Teatri Çajupi mbërrin në Berat me shfaqjen "Mes çarçafëve",të regjisorit Kiço Londo,vepër me pjesë dramatike,që pasqyrojnë realitetin shqiptar. Kjo vepër është një pjesë e re e Teatrit Çajupi dhe u interpretua për herë të parë në qytetin e Beratit,për të vijuar më pas në shumë qytete të Shqipërisë.

Nga SYRI TV

Teatri shëtitës Çajupi ka mbërritur mbrëmjen e së premtes në qytetin e Beratit,me shfaqjen teatrale "Mes çarçafëve".Kanë qenë aktoret Yllka Mujo dhe Ermira Hysaj ato që kanë mbajtur të mbërthyer për rreth 2-orë publikun beratas,që kishte mbushur sallën e Pallatit të Kulturës "Margarita Tutulani..

Regjisori Kiço Londo ka folur rreth veprës,duke falenderuar publikun beratas që i priti mjaft mirë.

Duke shprehur kënaqësinë për vëmendjen,qetësinë dhe mënyrës sesi publiku beratas e shijoi këtë shfaqje,aktorja Yllka Mujo ka pohuar se,vepra "Mes çarçafëve" është një shfaqje mjaft delikate.

Kjo vepër është një pjesë e re e Teatrit Çajupi dhe u interpretua për herë të parë në qytetin e Beratit,për të vijuar më pas në shumë qytete të Shqipërisë.