Ish-ambasadori: Basha gënjeu Palmer për djegien e mandateve! Çfarë i tha zyrtari i lartë amerikan

Për herë të parë ish-ambasadori Mal Berisha dhe anëtar i Këshillit Kombëtar të PD pas 30 prillit, ka rrëfyer në A2CNN për atë që i tha zv.ndihmës sekretari i Shtetit amerikan Methju Palmer në 30 prill të 2019-ës. Ai tregoi se ka qenë te DASH në fund të prillit të 2019-ës dhe zyrtari amerikan i ka treguar për bisedën që ka bërë me Bashën në lidhje me djegien e mandateve

“Jam dëshmitar i një akti personal, por jo pa dijeninë e Bashës. Kam hyrë në Departamentin e Shtetit më 30 prill 2019 dhe kam pasur përballë Philip Reeker, MattheW Palmer, Bob Pfeiffer dhe Gathe West.

Dhe u kam paraqitur një power point në një letër dhe u kam thënë në anglisht që po qaj për vendin tim Shqipërinë. I vetmi vend pa Gjykatë Kushtetuese.

Kur shkova te pika e pestë me thanë stop; ne i dimë të gjitha dhe u thashë që nuk ka shanse që këto të ndodhin në një vend proamerikan dhe ju ta lejoni.

Dhe më thanë pyet Palmer se çfarë bisede ka bërë me Bashën një ditë para se të largohet nga parlamenti se ne u thamë që po dolët nga institucionet, ne nuk ju mbështesim dhe Basha i ka thënë që rri pa merak, nuk do të ndodhë.

Por të nesërmen ka dalë nga parlamenti. Është në 30 prill 2019 në DASH në orën 5 a 6 pasdite dhe jam tronditur, por nuk jam treguar luftarak për të dalë dhe për ta thënë publikisht”.-shprehet Mal Berisha.

Ai më tej mohon të ketë qenë Sali Berisha pas veprimeve dhe vendimeve të Lulzim Bashës në Partinë Demokratike.

“Unë mund të deklaroj publikisht, jam i afërt me Berishën i kam ndenjur pranë e kam njohur që në fëmijëri e kam si mjek, student, politikan, kur ka dështuar nuk iu kam ndarë.

E kam bërë këtë bisedë me Berishën dhe e kam pyetur dhe ai më ka thënë që; ai është kryetari, ai ka përgjegjësinë, partinë e ka ai, nuk e kam unë thjesht sugjeroj por nuk vendos, prandaj stigma që i kanë vendosur Berishës unë jam dëshmitar dhe nuk kam arsye që t’i apo kozmetikë”

Sipas tij PD në fazën që ishte para pak kohësh “ishte në fazën oportuniste, sot po kthehet në parti opozitare mbështetja nga perëndimi nuk është evidente duket por nëse kemi mbështetjen e popullit do jemi atje ku duhet”, ndërsa  vlerëson edhe transformimin politik të Sali Berishës.