Ambrozia Meta 'në riedukim', reagojnë Gazetarët pa Kufij: Skandaloze embargoja e Ramës
Shoqata Gazetarët pa Kufij që pak ditë publikoi edhe raportin për lirinë e medias, ku Shqipëria ka rënë në pikiatë me 20 vende poshtë, ka reaguar në lidhje me vendimin e Edi Ramës që i ka vendosur embargo 60 ditore gazetares Ambrozia Meta.
Gazetarët pa Kufij, shkruajnë në Twitter, se ky vendim i Ramës është skandaloz dhe nuk mund ti vendosësh embargo informacioni një gazetari.
‘Kur u pyet për rënien me 20 vende të Shqipërisë, renditur e 103-ta në klasifikimin e ri të Reporterë pa Kufi (RSF), Kryeministri refuzoi t’u përgjigjej pyetjeve të gazetares së Syrit TV Ambrozia Meta, duke thënë se ajo ishte ende nën “riedukim”. RSF i bën thirrje Edi Ramës të heqë ndalimin arbitrar që kërcënon të drejtën për informim.
Vendosi të refuzonte t’i përgjigjej Ambrozia Metës për dy muaj në mars pasi ajo e kishte pyetur për çështje me interes publik: arrestimin e një anëtari të partisë së tij dhe një çështje korrupsioni. Një embargo e tillë skandaloze informacioni nuk ka vend në një shtet që dëshiron të hyjë në BE’, shkruan Shoqata Gazetarët pa Kufij në Twitter.
When asked about #Albania's fall by 20 spots to 103th rank in new #RSFIndex, the Prime Minister dismissed SyriNet's journalist Ambrioza Meta's questions, claiming she was still under "reeducation". RSF urges @ediramaal to lift the arbitrary ban threatening right to information. pic.twitter.com/pQ9QkarkED
— RSF (@RSF_inter) May 6, 2022