Tragjedi në Mesdhe, ‘240 emigrantë të vdekur’

Më shumë se 200 emigrantë dyshohet se kanë vdekur pasi një anije u fundos në brigjet e Libisë, ka njoftuar një organizatë humanitare spanjolle.

“Proactiva Open Arms“ ka njoftuar se kishte gjetur 5 trupa të pajetë që lundronin në ujë, pranë dy varkave të përmbysura, të cilat mund të mbajnë më shumë se 100 persona secila.

Një zëdhënës i rojës bregdetare të Italisë, që koordinon operacionet e shpëtimit në këto ujëra, ka konfirmuar pesë të vdekur, raporton "Reuters".

Kreu i organizatës spanjolle tha se dyshohet se të paktën 240 emigrantë kanë humbur jetën në Mesdhe, pasi anijet ishin mbingarkuar nga kontrabandistët.

/Syri.net/