Drejtësia e kapur dhe me regji, aleate kryesore e Ramës, që duhet trajtuar nga populli si ai!

Nga Petrit Vasili/

Gjykata Kushtetuese me vendimet dhe mosvendimet e saj dhe SPAK-u me mosveprimet e tij janë kthyer në mburojat e Ramës, që e mbrojnë atë nga ndëshkimi për shkatërrimin, kapjen dhe korruptimin me miliarda euro të çdo qelize të shtetit.

Skandalet dërrmuese si:Inceneratorët, energjia,borxhi i tmerrshem publik, koncesionet, tenderat sekrete,kufijte e Shqiperise,ligjet antikushtetuese te bera me porosi, strehimi social etj etj jane aty te bunkerizuara nga Drejtesia me regji dhe e kapur per te siguruar pandeshkueshmerine e Rames & co.

Zgjidhja e vetme politike është përmbysja e rilindjes dhe kjo bëhet vetem me një rezistencë ballore.

Rezistence ballore si ndaj pushtetit, por edhe ndaj Drejtesise me regji dhe te kapur, ndaj SPAK-ut, që nuk vepron dhe qe mbyll çeshtjet dhe syte perpara shkaterrimit, pervehtesimit dhe shperdorimit te interesit publik, por edhe te nje Gjykate Kushtetuese, qe nuk mbron interesin publik, por vetem interesin e korrupsionit te qeverise.

Praktikisht ky sistem drejtesie i kapur dhe me regji, që nuk vepron kundër qeverisë është kthyer në aleatin me te madh dhe kryesor te Qeverise dhe te korrupsionit qeveritar.

Pra aleati i vetëm me të cilin kjo qeveri jeton dhe mbijeton janë kthetrat dhe tentakulat e saj mbi organet e drejtësisë.

Me një SPAK, që nuk heton, një Gjykatë Kushtetuese ikanake, që bën sikur nuk shikon, qe nuk shprehet dhe qe mbulon abuzimin me interesin publik, pandeshkueshmeria e Edi Rames dhe qeverise eshte nje fakt shume i rende dhe i pakalueshem.

Kjo Drejtesi me regji punon vetem per te bere alibine e korrupsionit qeveritar ne vend se te luftoje ne vije te pare per ndeshkimin e rrepte dhe pa asnje kompromis te tij.

Kjo drejtesi me regji, qe telekomandohet nga Kryeministria eshte pa asnje diskutim armikja me tinzare e interesit te qytetareve, te cilet jane pushtuar nga zhgenjimi i plote per shkak te mosfunksioninimin te paanshem dhe ligjor te saj.

Sapo nje skandal çfaqet, bunkeri i sigurte i vetem i Rames dhe qeverise eshte drejtesia, e cila i mbyll çeshtjet me tekstin vendimeve te pergatitura te gatshme nga zyrat e Rames pa i levizur pika dhe presja.

Drejtesia me regji dhe e kapur, këta janë aleatët e Edi Ramës ne zvarritjen e tij ne pushtet, prandaj këto instrumenta te tij duhen trajtuar nga populli njëlloj si ai.