Berisha: Alibeaj dështoi! Doli si ministër i Edi Ramës

Lideri historik i PD, Sali Berisha komentoi në 'Open' mbledhjen e deputetëve të thirrur nga Enkelejd Alibeaj. 

Berisha tha se Alibeaj dështoi dhe deputetët iu kthyen kundër. 

Sipas tij, Alibeaj doli si ministër i Edi Ramës. 

"Dështoi plotësisht. Deputetët që ju i fraksiononi ia kundërshtuan tërësisht qëndrimet dhe doli si një ministër i Edi Ramës. Çdo deputet ka në parti një vend anëtar kryesie nga dega që ka ardhur pastaj anëtar i Këshillit Kombëtar. Që të gjithë do të jenë në aktivitete e PD. Ndërsa për atë që hiqet si ministër i Edi Ramës... Në atë takim nuk u arrit kuorumi, dështoi nuk u arrit asnjë qëllim. Nuk ekzistojnë tre, por vetëm një Parti Demokratike më e organizuar se asnjëherë", tha Berisha.