Arsene Wenger flet për arritjen e Real Madrid: Man City gaboi në mbrojtje

I pranishëm në mikrofonat e “beIN Sports” për të komentuar ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve mes Real Madrid dhe Manchester City, Arsene Ëenger drejtoi gishtin nga mbrojtja e “Qytetarëve” në minutat e fundit: “Kur rezultati ishte 1-1, Grealish lejon lehtësisht Carvajal të kalojë. Ai duhet të luftonte për ta ndalur avancimin! Ju nuk duhet ta lejoni topin të shkojë tek porta, gjithçka mund të ndodhë kur të gjithë ecin përpara. City nuk u mbrojt siç duhet nga krahët dhe lejuan kundërshtarët të bënim përpara. Edhe kur shikoni pasimin e Benzemas (në golin e barazimit), mbrojtësit nuk e sulmuan topin. Bënë gabime të mëdha.

Dhe gabimet paguhen me para në këtë fazë të kompeticionit, veçanërisht kundër një skuadre si Real Madridi që gjithmonë duket se beson tek vetja, edhe në situata ku shumë do të kishin hequr dorë : "Kur je trajner dhe humbet një ndeshje , ti kthehesh në shtëpi dhe mendon: çfarë bëra gabim? Ajo që më habit është se skuadra madrilene, kur ka nevojë për një përgjigje,  gjithmonë gjejnë një zgjidhje. Dhe këto zgjidhje nuk janë aspak nga rastësia: “Të mos harrojmë që shënuan gjashtë gola ndaj Cityt, gjashtë shënuan kundër Chelseat. Nuk ndodh çdo ditë që City pëson gjashtë gola në dy ndeshje. Ata kanë diçka të veçantë.”