Salianji: Do përpiqem që grupi i PD të mos ndahet për interesa meskine të askujt

Pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar të PD deputeti Ervin Salianji tha se diskutuan për situatën në selinë blu. Ai theksoi më tej se do të bëjnë çdo përpjekje për të mos e ndarë Grupin Parlamentar për interesa meskine të askujt.

"Ishte një takim mes deputetësh për situatën dhe vendimmarrje të caktuara. Do bëjmë çdo përpjekje për të mbledhur grupin si një i tërë dhe për të mos e ndarë grupin për interesa meskine të dikujt.

Propozimet e deputetëve për çështjet e caktuara janë qëndrime individuale deri kur të ketë një vendimmarrje të grupit parlamentar të PD që do të caktohet në konsultim me kryesinë e grupit parlamentar të PD.

Kryesia e grupit parlamentar do të caktojë mbledhjen e ardhshme gjithë deputetët e grupit parlamentar të PD marrin vendimmarrje në emër të grupit parlamentar.”-tha Salianji.