VIDEOLAJM/ Ukraina shkatërron tankun 5 mln dollarësh të Rusisë

Ky është momenti kur trupat ukrainase shkatërrojnë një prej tankeve më të avancuara të Rusisë, i mbrojtur nga një armaturë speciale reaktive.

Tanku i modelit T-90M është i projektuar që të shpërthejë kur goditet, në mënyrë që të reduktojë fuqinë depërtuese të predhës pasuese.

Tanku po ashtu është i pajisur me një sistem mbrojtës automatik që lëshon granata tymuese kur pikas një rreze lazer nga raketa që po vjen drejt tij.

Megjithatë ushtria ukrainase ka publikuar pamjet me dron kur shkatërrohet tanku me vlerë 5 milionë dollarë si dhe një sistem raketash termobarike.

Sulmi ndodhi në rajonin e Kharkivit. Ukraina thotë se përveç tankut super të shtrenjtë, shkatërroi edhe një tjetër tank T-80BVM.

Ukraina thotë se ka vrarë 23800 trupa ruse që nga nisja e konfliktit dhjetë javë më parë.

Po ashtu Ukraina pretendon se ka shkatërruar 1048 tanke, 2519 mjete të blinduara luftimi, 459 sisteme artilerie, 80 sisteme anti-ajrore, 194 avionë, 155 helikopterë, 1824 kamionë, 8 anije, 271 dronë, 28 njësi të pajisjeve speciale dhe katër sisteme raketash balistike me rreze të shkurtër.