Gjenden magazina për tharjen e kanabisit, arrestohet një ndërtues

Disa magazina që përdoreshin për tharjen e kanabisit janë gjetur paraditen e sotme në zonën e Vlorës.

Policia thotë se ka vënë në pranga 3 persona, mes të cilëve është një biznesmen, ndërtues.

Operacioni ka nisur në orët e para të mëngjesit në disa zona të Vlorës, ku policia ka angazhuar forca të shumta policie. Ende nuk ka kanabis të kapur.