VIDEO/ Eshtrat e gjetura në Vlorë, flasin banorët: Dheu kishte 2 javë, u mor nga...

Policia e Vlorës njofton se rreth mesditës së kësaj të enjte në lagjen ‘Kushtrimi’ në Vlorë. Qytetarja me inicialet I. J., është ajo që ka kallëzuar në Policinë e Vlorës se, duke gërmuar për të kryer punime në afërsi të banesës së saj ka gjetur mbetje kockore  të dyshuara si ato të njeriut.

Personi në fjalë menjëherë ka njoftuar policinë e cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet. Banorët e lagjes tregojnë se gruaja e ka marr dheun një prej ndërtimeve aty pranë për të mbushur oborrin e banesës së saj me dhe gjatë kësaj pune, ka gjetur mbetjet kockore të dyshuara si ato të njeriut dhe më pas sipas banorëve, ka lajmëruar Policinë e Vlorës.

‘Kafka e kokës ishte aty dhe ca eshtra të tjera. Nuk e dimë me saktësi vendin ku janë marrë dherat’, ka thënë një prej banorëve.

Ndërkaq, një grua është shprehur se dheu kishte nja 2-3 javë aty.

‘Ka nja dy tre javë. E mori ca e futi te shpia dhe tjetrin e la aty, nuk e përdori të tërin. E ka marrë diku tjetër, e sollën makinat. Se ku e ka marrë nuk e di’, - është shprehur ajo për mikrofonin e SYRI TV.

Materialet kockore janë dërguar në Institutin e Mjekësisë ligjore për ekzaminime të mëtejshme.

Burimet brenda Policisë së Vlorës pohojnë se nuk përjashtohet as pista që në themelet e ndërtimit në fjalë të ketë qenë ndonjë varr i vjetër, i cili është zbuluar si rrjedhojë i punimeve.