Caka: Balla, berberi i pyjeve, krah Armando Subashit, që duhet të ishte në burg për aferën e inceneratoreve

Ish deputetja e LSI Silva Caka, ka reaguar me një postim në facebook pas një dalje publike të Taulant Ballës në Fier.

“Tashmë si drejtues i qarkut të Fierit dhe si një njeri që kthehet gjithmonë në vendin e krimit, Taulanti duhet të shqetësohet për Subashin, të cilit do t'i afrohen prangat shumë shpejt”. “Sot e përqafon Taulanti, se i ka ndarë lekët e inceneratorëve Subashi, por kur të hyjë në burg do thotë që përgjegjësia është përsonale”, shrkuan Caka.

Ja postimi i plotë:

Taulant Balla, berberi i pyjeve, krah Armando Subashit, që duhet të ishte në burg për aferën e inceneratoreve, flet ende anapulla.

Si kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulanti duhet të shqetësohet për realitetin paralel që po i krijohet nëpër burgjet e Shqipërisë, ku ka të arrestuar ish ministra e deputetë nga grupi i tij, apo edhe ish krerë bandash që kanë blerë vota për Taulantin në Elbasan, në zgjedhjet e vitit të kaluar.

Tashmë si drejtues i qarkut të Fierit dhe si një njeri që kthehet gjithmonë në vendin e krimit, Taulanti duhet të shqetësohet për Subashin, të cilit do t'i afrohen prangat shumë shpejt. Sot e përqafon Taulanti, se i ka ndarë lekët e inceneratorëve Subashi, por kur të hyjë në burg do thotë që përgjegjësia është përsonale.

Po në Mbrostar do shkosh Taulant, se të presin njerëzit atje; me krahë hapur a me gurë këtë nuk e di...

Po qytetareve të Fierit a je në gjendje t'u shpjegosh se si iu vodhen paratë nga taksat e tyre për inceneratorin e Fierit???

Me këto merru Taulant, nëse mundesh gjithmonë...