Zbulohet skandali, KQZ e kishte marrë vendimin për Peçin e Zotkajn para se të mblidhej

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është mbledhur sot për të vendosur në lidhje me deputetët dhe kryebashkiakët të Tepelenës Tërmet Peçi dhe të Poliçanit Adriatik Zotkaj. Por duket se kreu i KQZ-së Denar Biba e kishte marrë vendimin e tij dhe për këtë arsye kishte vendosur që të bëheshin gati vendimet, ashtu siç edhe do të rezultonte në fund.

Kjo duket edhe në dokumentin që ka siguruar SYRI.net që ishte bërë gati më parë, ndërsa atij do ti vendoset vetëm data e sotme dhe ora kur u mor vendimi.

Këtë mbledhje, anëtarët e opozitës e quajtën nul dhe e braktisën, pasi ata argumentuan faktin se ishin futur në një listë si kryebashkiakët e dënuar nga gjykata edhe deputetët që kishin ndërruar apo shtuar ndonjë shkronjë në emrat e tyre.

Në fund anëtarët e mazhorancës në KQZ kanë vendosur që të mos largojnë asnjë prej kryebashkiakëve për të cilët prokuroria kërkoi largimin, ai i Tepelenës Tërmet Peçi dhe i Poliçanit, Adriatik Zotkaj. /SYRI.net