Tifozët juventin në festë, Allegri i beson numrin 10-të yllit argjentinas

Fanella me numrin 10 do të mbetet bosh te Juventusi, pasi në fund të sezonit do të largohet argjentinasi Paulo Dybala, të cilit drejtuesit preferuan të mos i rinovojnë kontratën dhe ta lënë të lirë.

Megjithatë drejtuesit e klubit bardhezi kanë piketuar një tjetër argjentinas për t’i besuar fanellën me numër 10 dhe bëhet fjalë për Angel Di Marian, futbollist që gjithashtu do të jetë i lirë, pasi i përfundon kontrata me PSG-në.

Futbollisti 34-vjeçar ka treguar formë të mirë dhe te Juventusi janë gati t’i ofrojnë një kontratë një vjeçare, me të drejtë rinovimi edhe për një tjetër sezon, nëse përshtatja e tij me kampionatin italian do të jetë në mënyrën e duhur.

Di Maria është një futbollist me eksperiencë të konsiderueshme dhe me shumë tituj në palmaresin e tij, teksa për më tepër bën në mënyrë mjaft të mirë sulmuesin e krahut, qoftë në të majtë, qoftë në të djathtë.