KAFE SHQETO/ Sardi Strugaj vjen me këngën ‘Falje vetes’

Këtë mëngjes në emisionin “Kafe Shqeto” në “Syri TV”, ishte i ftuar këngëtari Sardi Strugaj.

Në këtë intervistë ai foli për projektin e tij më të fundit, të titulluar “Falje vetes”.

“Kënga ‘Falje vetes’ është një këngë që në e publikuam në kohë rekord. Ishte një projekt që e morëm shumë për zemër, ju futëm punës, nuk patëm mundësi ti bëjmë video dhe për shkak të kohës. Unë doja ta nxirrja sa më shpejt, mos ta vonoja dhe doli ajo ideja me ‘video lyrics’. Është kënga e parë që unë nxjerr me ‘video lyrics’”- u shpreh Strugaj.

Përveçse u fol për projektin e tij të sapo publikuar, artisti tregoi se së shpejti do ta shikojmë edhe në një tjetër zhanër arti.