Mercenarët ruse kanë bërë mizori në Republikën e Afrikës Qendrore

Mercenarët rusë janë akuzuar se kanë ekzekutuar, torturuar dhe rrahur civilë në Republikën e Afrikës Qendrore.

Dëshmitarët i thanë “Human Rights Watch” se në një incident korrikun e kaluar, luftëtarët rusisht-folës qëlluan për vdekje të paktën 12 burra të paarmatosur në një postbllok.

Shumica e viktimave ishin futur në një gropë të cekët pranë rrugës afër Bossangoa, thanë ata.

Qeveria e republikës afrikane e mohoi se kishte punësuar mercenarë nga grupi privat rus Wagner për të luftuar rebelët.

Ekspertët e OKB-së kanë akuzuar gjithashtu mercenarët rusë për kryerjen e shkeljeve sistematike dhe të rënda të të drejtave të njeriut në Republikën e Afrikës Qendrore, e cila është një nga vendet më të varfra në botë, por e pasur me diamante, ar dhe uranium.

Grupi Wagner raportohet gjerësisht se ka dislokuar forca edhe gjetkë në Afrikë - në Mali dhe Libi - dhe ka luajtur një rol të madh në konfliktet në Siri dhe Ukrainë.

Muajin e kaluar, mercenarë të dyshuar rusë ishin midis atyre që u akuzuan në një raport për ekzekutimin e rreth 300 personave në Mali.

Këtë javë, Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov përsëriti qëndrimin zyrtar të Moskës se Wagner nuk ka asnjë lidhje me shtetin rus.

Nga torturat