FOTO/ Real Madrid-Manchester City, formacionet e mundshme

Real Madridi dhe Manchester City do të përballen sonte mes tyre në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

“Citizens” e kanë fituar ndeshjen e parë me rezultatin 4-3 dhe shkojnë në Madrid për ta ruajtur këtë epërsi.

Nga ana tjetër, “Los Blancos” do të tentojnë përmbysjen e madhe sonte në “Santiago Bernabeu”.

Në ndryshim nga ndeshja e parë, trajneri Carlo Ancelotti do të ketë në dispozicion mesfushorin Casemiro, i cili do të luajë përkrah Modric e Kroos, ndërsa më përpara do të jetë Valverde, e para tij Benzema e Vinicius Junior.

Në mbrojtje, trajneri italian do të jetë i detyruar të luajë pa Alabën e dëmtuar, vendin e të cilit do ta zërë Nacho, i cili do të luajë përkrah Militaos në qendër të mbrojtjes.

Nga ana tjetër, trajneri Guardiola do të ketë në dispozicion të rikthyerin Joao Cancelo, i cili mund të luajë në njërin prej krahëve, varësisht nëse përfundon në bankinë Zinchenko apo Walker.

Stones është ftuar, por qendërmbrojtësi mund të përfundojë në pankinë.

Pjesa tjetër e lojtarëve do të jenë të njëjtë si në ndeshjen e parë: De Bruyne, Rodrigo, Bernardo Silva në mesfushë e Mahrez, Gabriel Jesus e Foden përpara.

Cityn e presin 90 minuta të gjatë për ta ruajtur rezultatin dhe për të dalë i pamposhtur, ndërsa Reali do të jetë nën presion pasi i duhet të shënojë patjetër dhe të fitojë me dy gola diferencë, nëse e do kualifikimin në finalen e madhe të Parisit, që do të luhet më 28 maj.