Berisha: Qëndrimi i dyfishtë i Ramës për rusët diktohet nga Vuçiçi
Lideri historik demokrat, Sali Berisha, postoi një video sot, ku dëgjohet kryeministri Edi Rama teksa deklaron se nuk do të pengojë asnjë turist rus që të futet në Shqipëri.
Pavarësisht se mori një goditje të hapur nga Zelensky, Rama akoma nuk ka reaguar.
Ndërkohë Berisha, i cili ka kërkuar largimin e ambasadorit rus dhe bllokimin e vizave për rusët, thotë se qëndrimi i dyfishtë i Ramës për rusët, diktohet nga Aleksandar Vuçiç.
“Qëndrimi i tij i dyfishtë diktohet nga patroni i tij Vuçiç”, shkruan Berisha.