Ben Blushi: Kosova në rrugën e Pavarësisë së Dytë, këtë herë nga Shqipëria

Pas një periudhe të gjatë mungese, deputeti rebel i larguar nga Partia Socialiste, Ben Blushi është rishfaqur në rrjetin më popullor, Facebook.

Duket se pas krijimit të forcës së tij politike, ai ka vendosur të shfrytëzojë çdo mundësi për të shpalosur idetë e tij për debatet e ndryshme publike dhe politike. Dhe e ka nisur me atë më të fundit, që ka plasur mes një grupi analistësh dhe politikanësh në Prishtinë dhe Tiranë, menjëherë pas vizitës së kryeministrit Rama në Serbi. Blushi mendon se pas debateve të fundit, Kosovën e pretë Pavarësia e Dytë dhe këtë herë jo nga Serbia, por nga vetë Shqipëria. Por cila është rruga nga do të kalojë shteti më i ri?

Postimi i plotë i Ben Blushit në FB

Kosova është sot plotësisht e pavarur nga Serbia. Por me shoh debatet e ditëve të fundit mendoj se ka hyrë në një shteg sa duket nuk i kanë mbaruar problemet. Kur të panjohur dhe të papritur që pa dyshim do ta zgjidhë pa armë pa viktima dhe pa gjak, por me art me muzikë dhe me sport. Kjo është Pavarësia e Dytë e Kosovës ose ndryshe Pavarësia e Kosovës nga Shqipëria.