‘Ke liri fjale por fjala nuk të peshon’/ Oga: Të gjithë e dimë fuqinë e portaleve të paguara dukshëm
I ftuar në A Show me Adi Krastën në SYRI TV, gazetari Edi Oga ka folur në lidhje me raportin e Reporterëve pa Kufij të cilët e renditin Shqipërinë 20 vende më poshtë se një vit më parë.
Oga ka theksuar rëndësinë e fjalës në vetvete dhe se sot shprehet kushdo dhe kudo. Sipas Ogës, tani të gjithë e dinë fuqinë e portaleve të paguara dhe këto janë shumë të dukshme.
Oga: Nëse do jetonim në një shtet normal, unë nuk do të merja përsipër të meresha me politikë partiake jo e jo. Sot çdo njeri shprehet kushdo dhe kudo. Sot çdo njeri është një gazetar, një media, pasi ka me vete një celular dhe mund të bëjë video të bëjë një lajm edhe të tjera me radhë.
A mos ka një inflacion shumë të madh fjala pra ti ke liri fjale por fjala nuk të peshon. Më parë fjala ishte preludi i një aksioni një veprimi, me fjalë njerëzit dilnin në protesta, me fjalë njerëzit ishin indicie për njerëzit që ndiqnin hetime të tjera.
Malësorët mendohet se kanë vetëm një fjalë dhe për atë fjalë njerëzit vriteshin apo pajtoheshin. Ne të Shqipërisë së mesme meremi me fjalë dhe këtu fjala pëson inflacion. Apsolutisht që kjo nuk është rastësore. Të gjithë e dimë fuqinë e portaleve të paguara dhe këto janë shumë të dukshme.