Dramë në familjen tiranase, gruaja vdes tragjikisht

Një grua 35-vjeçare kryeqytet Tiranë i ka dhënë fund jetës në rrethana të dyshimta.

Gjatë ditës së djeshme, ka ndërruar jetë në spital D.L., 35 vjeçe, banuese në Tiranë. Nga hetimet paraprake, rezulton se e ndjera kishte pirë fostoksinë.

Gruaja është dërguar nga të afërmit në spital në gjendje të rëndë, por nuk ka mbijetuar.

Policia po heton për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”.