FOTO/ Masakër në liqenin e Fierzës, 20 ton peshk të ngordhur nga peshkimi me dinamit

Mund të quhet katastrofë e vërtet ajo çfarë ka ndodhur 24 orët e fundit në liqenin e Fierzës.

Më shumë se rreth 20 ton peshk i llojit Gjuzë është gjetur në brigjet e këtij Liqeni, në një gjatësi prej më shumë se 10 km vijë panoramike të këtij liqeni, përkatësisht nga ura e Drinit të Zi në deri tek ura e Drinit të Bardhë.

Kjo sasi është më ë madhja e dëmtuar ndonjëherë në këtë Liqen, dhe shkak për këtë katastrofë është dora e njeriut.

Specialistët kanë ngritur alarmin, duke thënë se shkak i ngordhjes së kësaj sasie kaq të madhe peshku është gjuetia e paligjshme me dinamit.