Zbulohet marrëveshja Basha-Rama: Ndryshon sistemi zgjedhor, prim +10 deputetë

Zbulohet një draftmarrëveshje mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, për Reformën Zgjedhore. 

Në Çim Peka Live, në Syri Tv, u zbuluan detaje nga kjo marrëveshje. 

Pika kryesore që bie në sy është ndryshimi i sistemit zgjedhor nga sistem proporcional rajonal, në proporcional kombëtar. 

Gjithashtu një tjetër pikë është ajo e sistemit të primit me +10 deputetë. Forca politike që del e para në zgjedhje, merr edhe 10 deputetë më shumë. 

Sipas këtij drafti, pragu i hyrjes në Kuvend për forcën politike është 3% dhe për koalicionin, 5%.

Sa i takon listës së kandidatëve, kjo draftmarrëveshje parashikon që listat të jenë të hapura dhe kandidati që merr një votë më shumë hyn në Parlament. 

Kjo marrëveshje parashikon edhe shkrirjen e qarqeve, ndërsa për numrin e bashkive ka tre propozime, për 100 bashkie, 50 bashki dhe të mbeten 61 bashki.